​Përmbytjet në Meksikë lënë të vdekur 16 pacientë në spital

Bota

​Përmbytjet në Meksikë lënë të vdekur 16 pacientë në spital

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Të paktën 16 pacientë në një spital në shtetin Hidalgo, në Meksikën qendrore, humbën jetën nga përmbytjet pas shirave të dendur, tha qeveria meksikane të martën.

"Pas shiut të djeshëm në Hidalgo, lumi Tula doli nga shtrati dhe përmbyti spitalin kryesor ku humbën jetën 16 pacientë," njoftoi qeveria në Twitter.

Pjesa më e madhe e Meksikës u godit nga reshjet e mëdha të shiut, veçanërisht të hënën, duke shkaktuar daljen e lumenjve.

Në një video-mesazh, Zoe Robledo, drejtoreshë e Institutit të Sigurimit Shëndetësor të Meksikës (IMSS), i cili operon spitalin e dëmtuar nga përmbytjet, thotë se kishte 56 pacientë në objekt dhe se uji e përmbyti atë brenda pak minutash, duke rrezikuar funksionimin e tij.

"Kur furnizimi me energji elektrike u ndërpre në qytet (Tula), pacientët nuk mund të merrnin më oksigjen," tha Robledo, duke shtuar se 40 pacientë mbijetuan.

Mediat shkruajnë se në mesin e viktimave kishte pacientë me COVID-19, të cilët ishin në oksigjeno-terapi.

Pamjet e publikuara në mediat lokale tregojnë një spital të përmbytur dhe staf mjekësor që shtyjnë një barelë nëpër ujë.

Autoritetet thanë se pacientët e mbijetuar u transportuan në spitale të tjera në zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat