E pazakontë! Aeroplani ushtarak futet mes ndërtesave nëpër qytet

Bota

E pazakontë! Aeroplani ushtarak futet mes ndërtesave nëpër qytet

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 15:51
Aeroplani u incizua të enjten në Brisnbane

Pamjet e aeroplanit të forcave ajrore australiane, C–17, duke fluturuar në lartësi të ulët e duke u futur mes rrokaqiejve i ka lënë gojëhapur personat që e panë fluturimin e pazakontë.

Aeroplani u incizua të enjten në Brisnbane përderisa po kryente një fluturim praktikues në lartësi të vogël, shkruan Daily Mail.

Banorët e qytetit ishin lajmëruar paraprakisht për këto fluturime, por përsëri, shumë prej tyre mbetën të habitur nga mjeti gjigant.

Image

Një amerikan shkroi në rrjete sociale se ky fluturim ia kujtoi sulmet e 11 shtatorit.

Disa thanë se fluturimi nuk ishte aq i rrezikshëm sa duket në video, sepse aeroplani ka fluturuar mbi lumin që kalon nëpër qytet e jo buzë ndërtesave, siç krijohet përshtypja në pamje të parë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat