Mbi 5 milionë viktima nga Covid-19 në të gjithë botën

Bota

Mbi 5 milionë viktima nga Covid-19 në të gjithë botën

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 08:55
Ilustrim

Numri i viktimave për shkak të Covid ka shkuar mbi 5 milion.  Ndërkohë më shumë se gjysma e personave në botë nuk kanë marrë ende të paktën një dozë të vaksinës COVID-19, sipas Our World in Data.

Nevojitej më shumë se një vit që vdekjet e lidhura me COVID-19 të arrinin në 2.5 milionë, ndërsa 2.5 milionë viktima u regjistruan në pak më pak se tetë muaj , sipas një analize të Reuters. 

Më shumë se gjysma e të gjitha viktimave të regjistruara në botë në një mesatare prej shtatë ditësh janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Brazil, Meksikë dhe Indi.

Në të gjithë botën, një mesatare prej 8,000 viktimash u regjistruan çdo ditë gjatë javës së fundit, ose rreth pesë vdekje në minutë. AFP tha se  Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke pasur parasysh vdekshmërinë e tepërt të lidhur drejtpërdrejt ose tërthorazi me COVID-19, se shkalla e pandemisë mund të jetë dy deri në tre herë më e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat