Australi, lëvizje e lirë në Melburn pas gati nëntë muajsh izolimi

Bota

Australi, lëvizje e lirë në Melburn pas gati nëntë muajsh izolimi

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 20:18
Në rrugët e Melburnit, Australi, 30 shtator 2021

Pas gati nëntë muajsh masazh izoluese, popullsia pesë milionëshe e qytetit australian Melburn do të lejohet të qarkullojë lirisht dhe pa maska në mjediset e jashtme. Kryeministri i shtetit australian Viktoria njoftoi se kjo vjen si rezultat i ritmit të shpejtë të vaksinimit, me gati 80% të popullsisë të vaksinuar plotësisht.

Qyteti i Melburnit ka mbajtur në fuqi disa nga masat më të forta të izolimit në botë në përballjen me COVID-19ën. Kryeministri i shtetit australian Viktoria, kryeqyteti i të cilit është Melburni, njoftoi se nga java e ardhshme do të fillojë lehtësimi i kufizimeve, ndërsa po arrin në 80% niveli i vaksinimit të plotë të popullsisë.

Kemi një marrëveshje me komunitetin viktorian. I kërkuam të vaksinohet dhe ata e bënë në kohë rekord e në shifra rekord. Kjo do të thotë se tashmë duhet ta hapim vendin”, tha Daniel Andrews, kryeministër i shtetit australian Viktoria.

Me një popullsi prej rreth pesë milionë banorësh, Melburni kaloi 262 ditë, ose pothuajse nëntë muaj, me udhëzime për izolimin e njerëzve në banesa që nga marsi i 2020-tës, duke ia kaluar edhe rekordit të Buenos Airesit.

Image
Një poster në Melburn ku inkurajohet vaksinimi

Duke filluar nga e premtja, më 29 tetor, kur pritet të jetë vaksinuar plotësisht 80% e popullsisë së Viktorias, banorët e kryeqytetit Melburn do të lejohen të udhëtojnë lirisht dhe maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në ambiente të jashtme.

Duhet të vendosim një sërë rregullash të reja dhe parametrash, të cilat do të jenë lehtësisht të zbatueshme, të thjeshta dhe të kuptueshme, sa më pranë të jetë e mundur me jetën normale”, tha Kryeministri Andrews.

Tashmë që procesi i vaksinimi po zhvillohet me ritëm të plotë, autoritetet në mbarë Australinë nuk do të mbështeten më tek masat izoluese për të frenuar përhapjen e virusit. Shteti australian Viktoria regjistroi të dielën 1935 raste të reja infektimi nga koronavirusi, si dhe 11 vdekje. Vendi pritet të funksionojë me parametrat e një “ekonomie të vaksinuar”, ku vetëm personat e vaksinuar do të lejohen në mjedise të caktuara. Ndërsa mendohet se shteti Viktoria do të arrijë nivelin 90% të vaksinimit deri në fund të nëntorit, kryeministri Andrews shtoi se shpreson të shikojë në 26 dhjetor mbi 80 mijë tifozë të mbledhur për të ndjekur ndeshjet e boksit Australi-Angli./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat