Jetëgjatësia mesatare e banorëve të Hong Kongut, më e larta në botë

Bota

Jetëgjatësia mesatare e banorëve të Hong Kongut, më e larta në botë

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Të dhënat më të fundit të publikuara në gazetën kineze “South China Morning Post” tregojnë se jetëgjatësia mesatare e banorëve të Hong Kongut, është më e larta në botë.

Statistikat e Bankës Botërore tregojnë se mosha mesatare e burrave në Hong Kong është 82 vjeç, ndërsa mosha mesatare e grave është 88 vjeç.

Gjithashtu kjo normë është më e larta krahasuar me vende të tjera si Japonia, Singapori dhe Italia.

Gazeta kineze “South China Morning Post” shpjegoi arsyet e këtij fenomeni, duke thënë se “ka shumë faktorë që kontribuojnë në rritjen e jetëgjatësisë së njerëzve në Hong Kong, veçanërisht rimëkëmbja ekonomike dhe mirëqenia shoqërore”, raporton euronews.al.

Kontributi i mirëqenies ekonomike në Hong Kong ndikon në ofrimin e shërbimeve bazë sociale me cilësi të lartë, veçanërisht të kujdesit shëndetësor të disponueshëm në nivele të larta për të gjithë.

Përveç kësaj, sipas gazetës, banorët e Hong Kongut ndjekin stile jetese të shëndetshme që përfshijnë ushtrimin e përhershëm, veçanërisht në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat