Katër të vdekur nga të shtënat në periferi të Atlantës – mesin e tyre një polic dhe i dyshuari

Bota

Katër të vdekur nga të shtënat në periferi të Atlantës – mesin e tyre një polic dhe i dyshuari

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Një oficer policie dhe dy persona të tjerë vdiqën nga të shtënat me armë zjarri në Rex, Georgia, njoftuan autoritetet e Clayton County. Është vrarë edhe i dyshuari.

Dy gra, oficeri i policisë dhe një i dyshuar u vranë, tha shefi i policisë së qarkut Clayton, Kevin Roberts në një konferencë shtypi.

“Policët kishin arritur në vendngjarje duke u përpjekur të gjenin të miturën dhe t’i jepnin ndihmë viktimës femër. Gjatë përpjekjes për të gjetur viktimën e mitur dhe për t’i ofruar ndihmë, policët u ballafaquan me sulmuesin”, njoftoi departamenti i policisë.

Një i dyshuar u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë, njoftoi departamenti i policisë, raporton cnn.

Departamenti i policisë identifikoi oficerin e trajnimit si Henry Laxson. Një oficer i dytë i Clayton County, i identifikuar si Alex Chandler, u qëllua në dorë. Gjithashtu edhe një grua është në gjendje kritike pas plagosjes.

Emrat e viktimave të tjera nuk bëhen të ditur derisa të kontaktohen të afërmit, njoftoi departamenti i policisë. Rex është rreth 20 milje në juglindje të Atlantës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat