Pamjet/ Gjatë stërvitjeve ushtarake rrëzohen dy helikopterë Black Hawk të Gardës Kombëtare të Utah

Bota

Pamjet/ Gjatë stërvitjeve ushtarake rrëzohen dy helikopterë Black Hawk të Gardës Kombëtare të Utah

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 14:22
Rrëzimi i helikopterëve

Dy helikopterë të Gardës Kombëtare në Utah, janë rrëzuar të martën në afërsi të një pushimoreje – përkatësisht resortit të njohur ku shumë skiator e vizitojnë.

Fjala është për helikopterët luftarak UH-60 Black Hawk, që i përkasin Gardës Kombëtare të Utah, që u rrëzuan gjatë një stërvitje jo larg pistave të skijimit në Snowbird.

Sipas informacioneve zyrtare, në aksident nuk ka të lënduar apo vdekur. E gjithçka ndodhi në afërsi të Minereal Basin në Snowbird – 50 kilometra larg Salt Lake City.

Disa teleferikë të montuar në këtë zonë kanë kapacitetet që të transportojnë mbi 17 mijë skiatorë nëpër pista.

E si pasojë e përplasjes të dy helikopterët janë shkatërruar.

“Pasi që u rrëzua helikopteri i parë, pjesët e helikës janë ndarë dhe goditën helikopterin e dytë”, ka njoftuar Garda Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat