Nenet e marrëveshjes së NATO-s: Kur mund të sulmohet Rusia?

Bota

Nenet e marrëveshjes së NATO-s: Kur mund të sulmohet Rusia?

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Situata politike në Evropë është në një gjendje të jashtëzakonshme, pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë. Shteti i Rusisë ka nisur një agresion të paarsyeshëm dhe të padrejtë ndaj Ukrainës, duke lënë të vrarë deri më tani qindra civilë.

Aeroporti në afërsi të Kievit është shkatërruar nga helikopterët rusë, derisa edhe zyra e inteligjencës dhe ministrisë së mbrojtjes thuhet se ka marrë flakë. Në gjithë këtë situatë, sytë janë edhe kah reagimet e NATO. Deri më tani, shtete lindore të NATO kanë thirrur që të implementohet neni 4 i marrëveshje.

“Palët do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej Palëve”, thotë neni 4 i Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Neni 4 është thirrur gjashtë herë paraprakisht, që kur aleanca u formua në vitin 1949. Neni pasues, pra neni 5, ka një përmbajtje më eksplicite sesa neni i 4-të. Sipas nenit të 5-të të marrëveshjes së NATO-s, sulmi ndaj një anëtari/eje konsiderohet si një sulm ndaj Aleancës.

Ky do të ishte një rast kur Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior do të obligohej të futej në luftë me Rusinë. Ukraina nuk është pjesë e NATO, por shtetet e Baltikut janë pjesë e aleancës. Kësisoj, nëse Rusia ka synime drejt Baltikut, konflikti i armatosur mund të përshkallëzohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat