​Zyrtari amerikan: Kemi filluar të shohim efektet e sanksioneve ndaj Rusisë

Bota

​Zyrtari amerikan: Kemi filluar të shohim efektet e sanksioneve ndaj Rusisë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA, Ned Price thotë se tashmë efektet e sanksioneve të vendosura nga vendet Perëndimore ndaj Rusisë janë të dukshme.

Ai ndër këto ka përmendur që vlera e rublës është ulur edhe është më pak se një cent, dhe se bursa ruse është mbyllur për pesë ditët e ardhshme.

“Tashmë kemi filluar të shohim efektet e sanksioneve ndaj Rusisë. 1. Rubla ka rënë në vlerë, me vlerë më pak se një cent. 2. S&P uli borxhin sovran të Rusisë në statusin "junk". 3. Bursa ruse është e mbyllur të paktën deri më 5 mars”, ka shkruar Price.

Kujtojmë që në orët e hershme të mëngjesit të 24 shkurtit, agresioni rus sulmoi Ukrainën. Ku tash e gjashtë ditë, ukrainasët po rezistojnë ndaj invazionit rus.

Ndërkohë që të hënën zyrtarët rusë dhe ukrainas u takuan pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë për të diskutuar.

Presidenti ukrainas, Vlolodymyr Zelensky tha se raundi i parë i negociatave u bë me qëllim të gjetjes së një baze të përbashkët për armëpushim sa më të shpejtë. Madje tregoi edhe se palët kanë diskutuar në detaje një sërë temash kuçe për të cilat ta kanë perspektiva për gjetjen e vendimeve të pranueshme reciproke.

Pas kësaj ai tha se do të ketë edhe një raund të dytë të negociatave mes dy palëve asaj ukrainase dhe ruse, e që do të zhvillohet në një të ardhme të afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat