“Moska po e përdor si armë”- Blinken thirrje vendeve të Evropës: Mos u mbështeni më tek energjia ruse

Bota

“Moska po e përdor si armë”- Blinken thirrje vendeve të Evropës: Mos u mbështeni më tek energjia ruse

Më: 8 mars 2022 Në ora: 14:56
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se është e domosdoshme që vendet evropiane të ndalojnë së mbështeturi te energjia ruse.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Talin me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, Blinken u shpreh se “në këtë moment, shumë vende në Evropë, duhet të heqin dorë nga varësia tek energjia ruse, sepse Moska po e përdor si armë”.

Ndërsa Kallas bëri thirrje Rusia dhe Bjellorusia të përjashtohen nga rrjeti i transaksioneve bankare SWIFT dhe të kufizohet aksesi i tyre në kriptovaluta.

“Vendet duhet të fokusohen në “izolimin e plotë” të Rusisë nga bota e lirë”, tha ajo duke shtuar se bota duhet të përgatitet për më të keqen.

“Prandaj, dhuna e Putinit duhet të jetë në korrelacion me sanksionet e mëtejshme dhe gjithashtu vendimet e izolimit”, u shpreh Kallas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat