Rusia i kundërpërgjigjet SHBA-ve, merr këtë vendim për presidentin Joe Biden

Bota

Rusia i kundërpërgjigjet SHBA-ve, merr këtë vendim për presidentin Joe Biden

Nga: A.M. Më: 15 mars 2022 Në ora: 17:05
Joe Biden

Më herët u raportua se Rusia kishte vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se atyre u është ndaluar hyrja në vend si përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA.

Masa "është pasojë e politikës jashtëzakonisht rusofobike të ndjekur nga administrata aktuale e SHBA", thuhet në një deklaratë, shkruan BBC, transmeton "Bota sot".

Në njoftimin e fundit për sanksionet, SHBA-ja ka vënë në shënjestër katër persona dhe një entitet. Ata akuzohen se kanë ndihmuar në fshehjen e ngjarjeve rreth vdekjes së sinjalizuesit Sergei Magnitsky, ose për lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut kundër avokatit të të drejtave të njeriut Oyub Titiev.

Thesari i SHBA-së tha gjithashtu se po shtonte sanksionet e saj kundër presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko dhe se kishte në shënjestër gruan e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat