Ukrainasve iu kërkohet të mos e përdorin naftën për vetura, por për ushtri

Bota

Ukrainasve iu kërkohet të mos e përdorin naftën për vetura, por për ushtri

Më: 29 prill 2022 Në ora: 18:04
Tanku ukrainas

Autoritet e Kievit në Ukrainë iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos e shfrytëzojë naftën për vetura, por ta ruajnë për ushtrinë.

“Qytetarë të Kievit, nëse jeni kthyer në kryeqytet, ju lutemi përdorni transportin publik nëse është e mundur. Ata që janë në vende të sigurta [jashtë Kievit], ju lutemi prisni përpara se të ktheheni”, tha Mykola Povoroznyk, nënkryetari i Administratës Shtetërore të Kievit, duke shtuar se autoritetet janë duke pasë parasysh nevojat e ushtrisë dhe mbrojtësve ukrainas.

Povoroznyk tha se nuk ka probleme me rrjetin e transportit publik në qytet, i cili po zgjerohet vazhdimisht për të ofruar transport për banorët që kthehen në kryeqytet, shkruan CNN.

Autoritetet në kryeqytet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos kthehen ende për shkak të rrezikut të vazhdueshëm të sulmeve me raketa. Për momentin, rreth një e treta e popullsisë së Kievit besohet se ishte larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat