9 maji Putin paralajmërim bërthamor? Zelensky fton gjermanët në Kiev

Bota

9 maji Putin paralajmërim bërthamor? Zelensky fton gjermanët në Kiev

Më: 6 maj 2022 Në ora: 21:03

Në 9 maj ditën kur Rusia do të mbajë paradën e saj ushtarake në Moskë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ftuar në Kiev presidentin dhe kancelarin e Gjermanisë.

Scholz “mund ta bëjë këtë hap shumë të fuqishëm politik për të ardhur këtu më 9 maj, në Kiev”, tha Zelensky.  Por në këtë datë të rëndësishme për Rusinë, Vladimir Putin thuhet se do t’i dërgojë një paralajmërim bërthamor Perëndimit.

Presidenti rus pritet të mbajë një fjalim në Sheshin e Kuq të Moskës përpara një parade të trupave, tankeve dhe raketave balistike ndërkontinentale.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se avionët luftarakë supersonikë dhe bombarduesit strategjikë Tu-160 do të kryejnë një fluturim mbi Katedralen e Shën Vasilit. Por për herë të parë që nga viti 2010, aeroplani komandues Il-80 “Doomsday”, i cili do të mbante kryesimin në rast të një lufte bërthamore, do t’i bashkohet paradës, një veprim ky që analistët e shohin si mesazh nga ana e Putin për ndërkombëtarët .

Rusia është i vetmi vend përveç SHBA-së që mburret me një aeroplan të tillë, i cili mund të mbajë zyrtarë të rëndësishëm ushtarakë dhe krerët e shtetit larg nga dëmtimi në rast të një sulmi bërthamor.

Putini e ka krahasuar vazhdimisht luftën e tij në Ukrainë me luftën e Bashkimit Sovjetik kundër nazistëve, duke e cilësuar pushtimin rus të Ukrainës si një betejë për të mbrojtur rusisht-folësit nga persekutimi i nazistëve. Ukraina dhe Perëndimi i hedhin poshtë pretendimet si të pakuptimta dhe thonë se lideri rus po bën një luftë të paprovokuar agresioni.

Përpara 9 majit, zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se Putini mund të përdorë Paradën e Fitores për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak, e ndoshta një deklaratë të drejtpërdrejtë të luftës.

Kremlini i ka hedhur poshtë këto sugjerime, duke i përshkruar ato si “të pakuptimta:, megjithatë kjo do të jetë e  qartë në fjalimin e Putin të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat