Biden dhe udhëheqësit e G7 do të bisedojnë me Zelenskyn

Bota

Biden dhe udhëheqësit e G7 do të bisedojnë me Zelenskyn

Nga: A.M Më: 8 maj 2022 Në ora: 07:56
Joe Biden

Sot, Presidenti i SHBA Joe Biden dhe gjashtë liderët e tjerë të G7 do të zhvillojnë një video-telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një shfaqje uniteti, ndërsa Rusia përgatitet për festimet e saj të Ditës së Fitores, raporton Independent, përcjell "Bota sot".

Udhëheqësit e vendeve të G7, ku përfshihen Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Japonia, Kanadaja dhe Italia, do të mbajnë takimin e tyre virtual në mëngjes, sipas kohës së SHBA-së, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Bisedimet pritet të përqendrohen në zhvillimet më të fundit në pushtimin rus të Ukrainës, përpjekjet për të forcuar vendin dhe mënyrat për të demonstruar "unitet të vazhdueshëm të G7 në përgjigjen tonë kolektive, duke përfshirë vendosjen e kostove të rënda për luftën e Putinit".

Unë do të flas me anëtarët e G7 këtë javë për atë që do të bëjmë apo nuk do të bëjmë”, u tha më herët Biden gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat