Presidenti kinez: Lufta duhet të mbahet nën kontroll

Bota

Presidenti kinez: Lufta duhet të mbahet nën kontroll

Nga: A.SH Më: 9 maj 2022 Në ora: 19:29
Vladimir Putin dhe Xi Jinping

Presidenti kinez thotë se duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar që lufta në Ukrainë të kthehet në atë që ai e quan një "situatë të pamenaxhueshme".

Konflikti nuk duhet të lejohet të zgjerohet apo intensifikohet, citohet të ketë thënë Xi Jinping nga media shtetërore, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Ai po fliste në një video me homologun e tij gjerman, kancelarin Olaf Scholz, të cilin sapo e pamë në një konferencë shtypi me presidentin francez.

Kina është përpjekur të shfaqet neutrale në konflikt deri më tani - duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore dhe duke refuzuar të kritikojë aleatin e saj Rusinë për pushtimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat