Rusia 'kërcënimi më i drejtpërdrejtë për rendin botëror'

Bota

Rusia 'kërcënimi më i drejtpërdrejtë për rendin botëror'

Nga: H.O. Më: 12 maj 2022 Në ora: 06:58
Nga e majta në të djathtë: Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri japonez Fumio Kishida dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Tokio

Rusia është "kërcënimi më i drejtpërdrejtë" për rendin ndërkombëtar për shkak të luftës së saj "barbare" në Ukrainë, ka paralajmëruar presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Duke folur pas bisedimeve të së enjtes në Tokio me kryeministrin japonez Fumio Kishida, ajo përmendi gjithashtu "paktin shqetësues të Moskës me Kinën".

Në samitin në kryeqytetin japonez mori pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Ndërkohë, zoti Kishida tha: "Invazioni rus i Ukrainës nuk është vetëm një çështje e Evropës, por ai trondit thelbin e rendit ndërkombëtar duke përfshirë Azinë. Kjo nuk duhet të tolerohet."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat