Deputetja finlandeze: Rusia është bërë më agresive, e paparashikueshme

Bota

Deputetja finlandeze: Rusia është bërë më agresive, e paparashikueshme

Nga: A.M. Më: 12 maj 2022 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Një deputete finlandeze ka shpjeguar pse shteti i saj ka vendosur të aplikojë për anëtarësim në NATO.

"Finlanda ka qenë një vend neutral për shumë dekada, por ne kurrë nuk i harruam kërcënimet e fqinjit tonë lindor," tha për Sky News Elina Valtonen, një deputete e Partisë së Koalicionit Kombëtar të opozitës, përcjell "Bota sot".

"Ne kurrë nuk kemi qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, sepse kemi bërë luftëra kundër Rusisë dhe Bashkimit Sovjetik në të kaluarën tonë. Por tani është një kohë tjetër".

"Ne pamë se fqinji ynë është bërë edhe më agresiv, më i paparashikueshëm. Dhe ne mendojmë se është koha e duhur për t'u bashkuar me NATO-n."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat