Ushtria e Ukrainës thotë se i ka vënë flakën anijes së marinës ruse

Bota

Ushtria e Ukrainës thotë se i ka vënë flakën anijes së marinës ruse

Nga: A.SH Më: 12 maj 2022 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Forcat ukrainase kanë dëmtuar një anije logjistike të marinës ruse në Detin e Zi, duke i vënë flakën asaj, ka raportuar Reuters një zëdhënës i ushtrisë së Odesës, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Zëdhënësi Serhiy Bratchuk thotë se Vsevolod Bobrov është goditur pranë ishullit të gjarpërinjve, sipas Reuters.

Ishulli i vogël ndodhet afër kufirit detar të Ukrainës me Rumaninë.

Raportohet gjithashtu se një helikopter rus Mi-24 është rrëzuar në rajonin e Luhanskut.

“Ukraina zbuloi një grup prej katër helikopterësh armik dhe rrëzoi liderin e çiftit të dytë”, tha një komandant i forcave të sulmit ajror ukrainas në Facebook.

BBC nuk i ka verifikuar pretendimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat