Paralajmëron ministri francez: Duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë

Bota

Paralajmëron ministri francez: Duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë

Më: 13 maj 2022 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Udhëheqësit ndërkombëtarë duhet të përgatiten që lufta në Ukrainë do të zgjasë dhe duhet të marrin në konsideratë pasojat e saj afatgjata, tha ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian.

Ai këtë deklaratë e bëri pasi arriti në Gjermani në ditën e dytë të samitit të G7, duke shtuar se liderët tani duhet të merren me luftën në Ukrainë si me një konflikt afatgjatë që do të sjellë pasoja të rënda në mbarë botën, shkruan BBC.

“Unë do të theksoja gjithashtu se ne tani duhet të merremi me një konflikt që do të zgjasë dhe për këtë arsye gjithashtu duhet të merremi në afat të gjatë me pasojat e këtij konflikti në nivel ndërkombëtar dhe veçanërisht në fushën e sigurisë ushqimore”.

Ministri i Jashtëm francez shtoi se bisedat ndërkombëtare duhet të përqendrohen në rritjen e çmimeve të ushqimeve pasi organizatat paralajmërojnë për një krizë globale ushqimore që vjen nga lufta në Ukrainë.

Le Drian tha se vendet e G7 nuk janë në luftë me Rusinë, por se në këtë luftë “ka një agresor dhe një viktimë dhe ne po mbështesim atë që sulmohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat