41 të dyshuar për krime lufte në Ukrainë pritet të dalin para gjyqit

Bota

41 të dyshuar për krime lufte në Ukrainë pritet të dalin para gjyqit

Nga: A.M. Më: 13 maj 2022 Në ora: 23:14
Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova

Oficerët e zbatimit të ligjit në Ukrainë po hetojnë 41 ushtarakë rusë të dyshuar se kanë kryer krime lufte në vend, raporton agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine, përcjell "Bota sot".

Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova tha se të dyshuarit do të hetohen për një sërë krimesh - nga bombardimi i infrastrukturës civile, vrasja e civilëve, përdhunimet dhe plaçkitjet.

Të dyshuarit do të përgjigjen përpara një gjykate ukrainase, shtoi ajo.

Sot, një ushtar rus i akuzuar për vrasjen e një civili 62-vjeçar të paarmatosur doli në gjykatë në Kiev.

Vadim Shishimarin, 21 vjeç, u soll në gjykatë për një seancë paraprake. Ai përballet me burgim të përjetshëm për akuzat për krime lufte dhe vrasje me paramendim.

Gjatë një fjalimi televiziv të premten në mbrëmje, Venediktova tha se seancat dëgjimore paraprake për dy të dyshuar të tjerë do të kryhen javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat