Konvoji i civilëve largohet nga qyteti port Mariupol – arrin sigurt në Zaporzhzhia që kontrollohet nga ukrainasit

Bota

Konvoji i civilëve largohet nga qyteti port Mariupol – arrin sigurt në Zaporzhzhia që kontrollohet nga ukrainasit

Më: 15 maj 2022 Në ora: 09:13
Konvoji i civilëve largohet nga qyteti port Mariupol

Një konvoj i madh i veturave dhe furgonëve që transportonin refugjatë nga qyteti port i Mariupolit, ka arritur në qytetin Zaporzhzhia gjatë mbrëmjes së kaluar, pasi për ditë të tëra kanë pritur dritën e gjelbër nga ushtria ruse që të largohen.

Mariupoli që kryesisht kontrollohet nga rusët, është shkatërruar pothuajse i tëri, kurse ukrainasit po tentojnë të evakuojnë civilët nga ky qytet që për më shumë se dy muaj është cak i bombardimeve të vazhdueshme.

Refugjatët fillimisht është dashur të largohen nga Mariupoli, për të vazhduar më pas në Berdyansk. Ata prej aty vazhduan për 200 kilometra – pra drejt qytetit Zaporizhzhia në veriperëndim të Ukrainës.

Ndryshe nga 24 shkurti që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, janë zhvilluar beteja të ashpra mes dy palëve – duke pasur edhe shumë viktima – kryesisht civilë të vrarë nga ushtria ruse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat