Fitoi Evrovizionin, Rusia assesi të pajtohet me sukseset e Kievit – bombardon Azovstalin me bomba fosfori

Bota

Fitoi Evrovizionin, Rusia assesi të pajtohet me sukseset e Kievit – bombardon Azovstalin me bomba fosfori

Më: 15 maj 2022 Në ora: 12:55
Bombardimi i Rusisë në Azovstal

Rusia ka hedhur bomba fosfori mbi fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, si shenjë “hakmarrje” pasi Ukraina fitoi në Evrovizion, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.

“Ferri ka ardhur në Tokë. Në Azovstal”, ka shkruar përfaqësuesi i komunës së Mariupolit, Petro Andriushchenko në Telegram, ku edhe postoi një video të sulmit ku shihen duke rënë bombat mbi fabrikë.

Andriushchenko gjithashtu ka publikuar imazhet e bombave ruse me mbishkrim, që sipas tij janë hedhur mbi fabrikë si kundërpërgjigje ndaj fitores së Ukrainës në Evrovizion që u mbajt në qytetin italian – Torino.

Ndryshe Ukrainë po ballafaqohet me agresionin rus që nga 24 shkurti, kur me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë të fillojnë pushtimin e Ukrainës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat