SHBA do të rihapë shumë shpejt ambasadën në Kiev

Bota

SHBA do të rihapë shumë shpejt ambasadën në Kiev

Nga: A.SH Më: 15 maj 2022 Në ora: 15:51
Antony Blinken

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, thotë se ambasada amerikane në Kiev do të rihapet "shumë shpejt".

Duke folur në një samit jozyrtar të NATO-s në Berlin, Blinken tha gjithashtu se kishte mbështetje "pothuajse në të gjithë bordin" nga anëtarët ekzistues të NATO-s që Finlanda dhe Suedia t'i bashkohen organizatës, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ai shtoi se kishte folur me ministrin e jashtëm të Turqisë për këtë çështje.

Turqia ka thënë se kërkon garanci për terrorizmin dhe kontrollet e eksporteve nga shtetet nordike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat