Rusia kërcënon me shtim të trupave në kufi nëse Finlanda hyn në NATO

Bota

Rusia kërcënon me shtim të trupave në kufi nëse Finlanda hyn në NATO

Më: 15 maj 2022 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Nëse Finlanda i bashkohet NATO-s dhe armët goditëse të Aleancës vendosen në territorin e saj, Moska do të forcojë grupimin e trupave në kufi, tha sot kryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës për Mbrojtje dhe Siguri, Viktor Bondarev.

“Në rast se në Finlandë do të vendosen armë sulmuese, goditëse të NATO-s, në afërsinë tonë të menjëhershme, ne do të forcojmë kufijtë tanë dhe do të forcojmë grupimin rus të trupave në kufi.

Asgjë nuk kërcënon sigurinë e Rusisë”, ka shkruar Bondarev në Telegram.

Presidenti i Finlandës Sauli Väinämö Niinistö njoftoi më herët sot se vendi i tij do të aplikojë për anëtarësim në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat