Momentet e fundit të “Moskvës”, audio-incizimi që zbulon se si ekuipazhi i luftanijes ruse kërkon ndihmë

Bota

Momentet e fundit të “Moskvës”, audio-incizimi që zbulon se si ekuipazhi i luftanijes ruse kërkon ndihmë

Më: 16 maj 2022 Në ora: 19:08
Luftanija Moskova

Në një audio-incizim të ri që e ka publikuar Daily Mail, dëgjohen anëtarët e ekuipazhit të luftanijes ruse Moskva, të kapluar nga paniku duke kërkuar ndihmë para se të fundosej.

Ushtria ukrainas pretendon se audio-incizimi është i kohës para se anija prej 12.49o tonë të fundosej, që konsiderohej si luftanija kryesore e flotës ruse në Detin e Zi.

Në incizim dëgjohen anëtarët e ekuipazhit duke kërkuar ndihmë, dhe konfirmojnë se anija është goditur dy herë dhe se po fundoset ngadalë.

Më herët Rusia pretendon se anija është fundosur më 14 prill pas shpërthimit të municionit që ishte shkaktuar nga vetëtima.

E Ukraina gjithmonë pretendonte njëjtë – se ka përdorur raketa kundër anijeve R-360 Neptun, me të cilat edhe e fundosi “krenarinë” ruse.

Shefi i flotës ruse në Detin e Zi, admirali Igor Osipov, “nuk është gjetur” në Moskvën e fundosur, kurse Kremlini mohon se ka humbur jetën në anije.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat