I tërë vendi merr ngjyrë portokalli, stuhia e rërës godet Irakun – autoritetet mbyllin shkollat e aeroportet

Bota

I tërë vendi merr ngjyrë portokalli, stuhia e rërës godet Irakun – autoritetet mbyllin shkollat e aeroportet

Më: 16 maj 2022 Në ora: 19:55
Pluhuri që ka përfshirë Irakun

Një stuhi rëre ka “pushtuar” sot Irakun, duke detyruar autoritetet të mbyllin aeroportet, shkollat, universitetet dhe institucionet e tjera.

Kjo është stuhia e tetë e rërës nga mesi i prillit që ka goditur Irakun, kjo për shkak të mungesës së madhe të reshjeve të shiut.

Në stuhinë e kaluar në fillim të majit, një person ka humbur jetën derisa 500 tjerë janë hospitalizuar si rezultat i ankesave të shumta me sistemi respirator.

Re të mëdha pluhuri janë shfaqur në Bagdad dhe tërë hapësira mori ngjyrë portokalli – më pas stuhia e rërës u zhvendos edhe në qytet e tjera.

Rëra e verdhë dhe portokalli mbuloi kulmet e ndërtesave, vetura dhe madje u fut nëpër shtëpi – duke zvogëluar dukshmërinë në vetëm 300 metra, e kjo i detyroi autoritetet që të anulojnë të gjitha fluturimet nëpër aeroporte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat