Ngjarjet e fundit nga lufta në Ukrainë

Bota

Ngjarjet e fundit nga lufta në Ukrainë

Më: 17 maj 2022 Në ora: 07:33
Tensionet Ukrainë - Rusi

Pas gati tre muajsh nën sulm nga Rusia, forcat ukrainase kanë përfunduar “misionin e tyre luftarak” në qytetin e rrethuar të Mariupolit, sipas një deklarate nga ushtria e vendit.

Komandantët e njësive ukrainase të stacionuar në fabrikën e çelikut në Mariupol Azovstal janë urdhëruar “për të shpëtuar jetën e personelit të tyre”, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Qindra njerëz u evakuuan të hënën nga uzina e çelikut, qendra e fundit në një qytet që ishte bërë simbol i rezistencës ukrainase.

Sulm me raketa në Ukrainën perëndimore: Një bazë ushtarake ukrainase rreth 15 kilometra (9 milje) nga kufiri me Poloninë u shënjestrua në një sulm raketor rus, sipas Maksym Kozytsky, kreu i administratës ushtarake rajonale të Lviv.

Putini i përgjigjet lëvizjeve të NATO-s të vendeve nordike: Presidenti rus ka thënë se hyrja e Suedisë dhe Finlandës në aleancën e udhëhequr nga SHBA-ja nuk do të krijojë një kërcënim për Rusinë, por zgjerimi ushtarak në territor “sigurisht do të shkaktojë përgjigjen tonë”.

Ndërkohë, presidenti turk Reccep Tayip Erdogan ka thënë ai nuk do të miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO nëse ato sanksionojnë Ankaranë. Kjo pason komentet e Erdoganit javën e kaluar se ai nuk po e shikonte “pozitivisht” perspektivën e anëtarësimit të dy vendeve nordike në NATO, duke akuzuar Suedinë dhe Finlandën për strehimin e “organizatave terroriste” kurde.

Ndalimi dhe sanksionet e naftës ruse: Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan në arritjen e unanimitet për ndalimin e naftës ruse gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të bllokut, ka thënë Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë. Borrell tha “për fat të keq” se nuk ishte e mundur të arrihet një marrëveshje për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Moskës.

Goditje ekonomike: Pushtimi rus i Ukrainës do të shkaktojë ngadalësimin e rritjes evropiane dhe rritjen e inflacionit me një normë më të shpejtë se sa pritej, sipas parashikimeve të fundit ekonomike të Komisionit të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat