Rusia po përdorë goditjet e artilerisë

Bota

Rusia po përdorë goditjet e artilerisë

Nga: M.H. Më: 17 maj 2022 Në ora: 10:08
Ukrainë

Në përditësimin e saj të fundit mbi situatën në Ukrainë, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se në rajonin verior të Chernihiv, rreth 3,500 ndërtesa kryesisht banesore.

Vlerësohet të jenë shkatërruar ose dëmtuar gjatë avancimit të Rusisë (tani të braktisura).

Kjo tregon se Rusia është e përgatitur të përdorë artileri në zonat e banuara dhe duket se ka bombarduar pa dallim, për shkak të një "aftësie të kufizuar për marrjen e objektivave" dhe që nuk dëshiron të fluturojë avionë luftarakë përtej vijës së saj të frontit, thotë ai.

Ai parashikon se Rusia do të vazhdojë të mbështetet në sulmet masive të artilerisë në javët e ardhshme për të rifituar vrullin në përparimin e saj në Donbas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat