Sulmet ruse në rajonin e Sumy lanë të paktën pesë të plagosur

Bota

Sulmet ruse në rajonin e Sumy lanë të paktën pesë të plagosur

Nga: A.SH Më: 17 maj 2022 Në ora: 16:26
Ukrainë

Guvernatori rajonal Dmytro Zhyvytsky tha se nga sulmet në Sumy ndërtesat, një kopsht fëmijësh dhe një kishë u dëmtuan.

Granatimet e rajonit nga territori rus kanë vazhduar që sot në mëngjes, tha ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Të paktën pesë persona u plagosën, thonë autoritetet, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se raketat e saj kishin "shkatërruar rezervat e armikut" që po përfundonin stërvitjet luftarake në qendrat e trajnimit në zonën e Okhtyrka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat