Ukrainasit pretendojnë se afro 28 mijë ushtarë rusë janë vrarë, nga fillimi i agresionit rus në këtë shtet

Bota

Ukrainasit pretendojnë se afro 28 mijë ushtarë rusë janë vrarë, nga fillimi i agresionit rus në këtë shtet

Më: 17 maj 2022 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Ukraina ka publikuar raportin më të fundit sa i përket humbjeve që ia ka shkaktuar armikut, si në makineri ashtu dhe në njerëz.

Ukrainasit pretendojnë se më shumë se 27.900 ushtarë rusë janë vrarë, dhe 3.009 mjete të blinduara ushtarake i kanë shkatërruar gjatë luftimeve me rusët.

Ndryshe mbrëmë ushtarët ukrainas që ishin “strehuar” në fabrikën e çelikut Azovstal, janë transportuar me autobusë nga forcat ruse – ku shumë prej tyre që ishin plagosur janë dërguar fillimisht në spital për trajtim.

Me këtë veprim, rusët po e konsiderojnë si të “kryer” luftën në qytetin e Mariupolit, që tani e kanë nën kontroll të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat