Presidenti Zelenski shfaqet për herë të parë me bashkëshorten

Bota

Presidenti Zelenski shfaqet për herë të parë me bashkëshorten

Më: 17 maj 2022 Në ora: 20:28
Zelensky me bashkëshorte

Presidenti Ukrainas është fotografuar sot në publik me bashkëshorten e tij Olena, për herë të parë që kur Rusia nisi sulmet ndaj Ukrainës.

Image

 

Çifti u shfaqën të qetë por dukshëm të lodhur në funeralin e Leonid Kravchu, Presidentit të parë të Ukrainës që nga krijimi i shtetit të pavarur.

Image

 

Në sy bie edhe veshja e zezë e Presidentit e cila prej tre muajsh ka qenë ajo ushtarake.

Bashkëshortja e tij nuk ishte shfaqur prej kohësh në publik ndërsa edhe ka deklaruar më herët se prezenca e saj pranë bashkëshortit në Kiev mund të vendoste në rrezik jetën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat