Franca do të shtojë dërgesat e armëve në Ukrainë në ditët e ardhshme

Bota

Franca do të shtojë dërgesat e armëve në Ukrainë në ditët e ardhshme

Më: 18 maj 2022 Në ora: 06:34
Zelenskyy dhe Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron, i ka thënë homologut të tij ukrainas se vendi i tij do të intensifikojë dërgesat e armëve në Ukrainë në ditët në vijim, thuhet në një deklaratë nga zyra presidenciale e Elysee.

Gjatë një bisede telefonike me presidentin Zelenskyn, Macron tha se Franca ishte e gatshme t’i përgjigjet kërkesave shtesë për ndihmë nga Ukraina.

Ai tha gjithashtu se aplikimi i Ukrainës për Bashkimin Evropian do të shqyrtohet nga anëtarët e BE-së në një samit në qershor dhe përsëriti një ide për krijimin e një “komuniteti politik” të ri jashtë BE-së për ta bërë më të lehtë integrimin e Ukrainës.

Franca javën e kaluar furnizoi Ukrainën me 13 automjete për shërbimet e urgjencës dhe ka ofruar 800 ton ndihmë humanitare që kur Rusia nisi pushtimin në fund të shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat