I qëlluar katër herë me armë, Papa Gjon Pauli kreu më pas aktin e pabesueshëm të faljes së vrasësit

Bota

I qëlluar katër herë me armë, Papa Gjon Pauli kreu më pas aktin e pabesueshëm të faljes së vrasësit

Më: 18 maj 2022 Në ora: 16:51
Papa Gjon Pauli

Dyzetenjë vjet më parë më 13 maj 1981, mijëra njerëz ishin mbledhur në sheshin Shën Pjetër në Romë për të parë Papa Gjon Paulin II por askush nuk kishe parashikuar se cfarë do të ndodhte më tej.

Zyrtarët e Vatikanit ishin të shqetësuar për sigurinë e Papës prej paraqitjeve të tij të shpeshta në publik mes turmave të emocionuara në të gjithë botën.

Dhe atë pasdite frikat e tyre u bënë realitet.

Ai u qëllua nga afër me katër plumba teksa përshëndeste besimtarët në Romë.

Gëzimi shpejt u kthye në tmerr për 20,000 besimtarët e mbledhur, teksa Papa u godit dy herë në gjoks, një plumb mori në krahun e djathtë dhe një në dorë, nga rreth 5 metra larg.

Automjeti i tij ‘Popemobile’ u largua me shpejtësi brenda kompleksit të Vatikanit nga ku Papa u dërgua në spital.

Pas disa orë operacioni dhe lutjeve të miliona besimtarëve, pas disa javesh mrekullisht Papa arriti të rekuperohej.

Por gjërat shokuese nuk mbaronin këtu teksa Papa deklaron se i jep faljen sulmuesit të tij, siç mëson më e mira e traditës kristiane.

Mehmet Ali Hagca, qytetar turk i arratisur nga burgu në 1979, u emërua si autori i tentativës së vrasjes.

I ulur në sheshin Shën Peter ai priste makinën ku Papa qëndronte në pjesën e pasme të hapur dhe sapo gjeti mundësinë Ağca nxorri pistoletën e tij 9mm Browning dhe ori shenjë ndaj kryepriftit.

I rrethuar nga rojet e tij të sigurisë Papa menjhëherë humbi ngjyrën e fytyrës dhe ra në krahët e ndihmësave, mes tringëlimes së këmbanave dhe ulërimave të besimtarëve.

Kryeprifti i plagosur u dërgua me urgjencë në spitalin Agostino Gemelli.

Por pas rekuperimit të tij, Papa vizitoi në burg sulmuesin asokohe 23 vjeçar, të cilit iu dha falja nga presidenti italian në vitin 2000 me miratimin e Papës.

Pas rekuperimit nga plumbat Papa vijoi më tej duke vizituar 50 vende në dekadën e parë të mandatit të tij.

Mehmet Ali Hagca ishte dënuar me burgim të përjetshëm në 1981 për atentatin por pas faljes në vitin2000, ai u riarrestua dhe kreu dënimin për vrasjen e një gazetari në 1979.

Ndërsa ish-kardinali Karol Wojtyla i Polonisë, Papa John Paul II u caktua në krye të kishës në 1978 – që ishte papa i parë jo-italian në 455 vjet.

Ai vdiq më 2 prill 2005, pas një operacioni për problemet me fytin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat