Rusia publikon pamjet e dorëzimit të ushtrarëve ukrainas në fabrikën Azovstal

Bota

Rusia publikon pamjet e dorëzimit të ushtrarëve ukrainas në fabrikën Azovstal

Nga: A.SH Më: 18 maj 2022 Në ora: 18:09
Rusia publikon pamjet e dorëzimit të ushtrarëve ukrainas

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar pamjet e atyre që thotë se janë disa nga ushtarët ukrainas të plagosur që janë evakuuar nga kompleksi Azovstal në Mariupol që nga e hëna, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Videoja tregon burra me pamje të lodhur të shtrirë në shtretër në një repart spitalor, të mbështjellë me batanije, me shumë njerëz që shikojnë drejt përpara.

Nëse ata janë ushtarë që mbronin fabrikën e çelikut, atëherë tani janë në duart e ushtrisë që i ka bombarduar prej javësh.

Image

 

Disa i thonë grupit të xhirimit se po kujdesen nga mjekët, të cilët u kanë dhënë ilaçe dhe ua kanë mjekuar plagët.

Një burrë thotë se qëndrimi i rusëve është normal dhe ai nuk po i nënshtrohet abuzimit fizik apo psikologjik.

Rusia thotë se rreth 1000 luftëtarë janë dorëzuar deri më tani dhe janë dërguar në territorin që ajo kontrollon.

Ka frikë në rritje për sigurinë e tyre, pasi Moska ka thënë se shumë do të hetohen, me disa deputetë që këmbëngulin se ata nuk duhet të shkëmbehen me të burgosur rusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat