Zelensky propozon vazhdimin e gjendjes ushtarake dhe mobilizimit në Ukrainë

Bota

Zelensky propozon vazhdimin e gjendjes ushtarake dhe mobilizimit në Ukrainë

Nga: A.SH Më: 18 maj 2022 Në ora: 20:35
Volodymyr Zelensky ka nënshkruar dekrete, por ato do të duhet të miratohen nga të paktën gjysma e ligjvënësve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar dekrete për të zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin për 90 ditë të tjera në vend, duke filluar nga 25 maji.

Dokumentet janë dorëzuar në parlamentin ukrainas dhe duhet të miratohen nga të paktën gjysma e ligjvënësve, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Ligji ushtarak u zbatua në vend më 24 shkurt, ditën kur Rusia e pushtoi Ukrainën. Periudha fillestare prej 30 ditësh është zgjatur dy herë deri më tani.

Dekreti i parë i Zelensky për mobilizimin ishte për 90 ditë dhe zbatohej në të gjitha rajonet e vendit.

Javën e kaluar, ministri i mbrojtjes i Ukrainës tha se shpresonte të armatoste një milion luftëtarë ndërsa vendi përgatitej për një "fazë të re, të gjatë lufte".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat