Erdogan: Jo anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Bota

Erdogan: Jo anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Nga: A.SH Më: 19 maj 2022 Në ora: 18:01
Recep Tajip Erdogan

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se ka besim se do të merret një vendim i shpejtë për të mirëpritur Finlandën dhe Suedinë në aleancën e mbrojtjes.

Por, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka përsëritur qëndrimin e tij kundër anëtarësimit të të dy vendeve. Turqia është një vend anëtar i vjetër, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Në një video të postuar në Twitter, ai u thotë aleatëve se Turqia "do t'i thotë jo anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO".

Të dy vendet aplikuan zyrtarisht dje për t'u bashkuar me aleancën ushtarake.

Jens Stoltenberg thotë se anëtarët e NATO-s po trajtojnë shqetësimet që ka shprehur Turqia, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat