Marina britanike thotë se është sulmuar anija në Detin e Kuq pranë brigjeve të Jemenit

Bota

Marina britanike thotë se është sulmuar anija në Detin e Kuq pranë brigjeve të Jemenit

Më: 19 maj 2022 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Një anije në Detin e Kuq është sulmuar sot në afërsi të brigjeve të Jemenit, njoftoi një grup monitorimi i komandës detare britanike.

Grupi i Operacioneve Tregtare Detare tha se sulmi ndodhi pranë brigjeve të Hodeida, qyteti port i kontestuar në Jemen, ku lufta civile e kthyer një konflikt të rëndë ndërkombëtar vijon prej gati shtatë vitesh.

Zyrtarët thanë se hetimet vijojnë për incidentin, por nuk dhanë të tjera detaje.

Edhe Flota e 5-të e SHBA konfirmoi se ishte “në dijeni” të sulmit por refuzoi të komentonte më tej për motivet apo përgjegjësit.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite lufton në Jemenin e varferuar prej marsit 2015 kundër rebelëve jemenitë Houthi , që mbështeten nga Irani.

Këta të fundit kanë kontrollin e kryeqytetit Sanaa si dhe të qytetit port Hodeida, nga përflitet se ka ardhur sulmi i sotëm.

Incidenti shënon episodin më të fundit të sulmeve detare në rajonin e luftës së rëndë. Në janar  rebelët Houthi sekuestruan anijen e Emirateve të Bashkuara, Rwabee, edhe këta pjesë e koalicionit luftarak të Arabisë Saudite.

Ekuipazhi i anijes u lirua muajin e kaluar për një marrëveshjeje të dobët armëpushimi gjatë muajt të Ramazanit. Armëpushimi duhet se vijon të qëndrojë i respektuar aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat