Putini po i kërkon Perëndimit të heqë sanksionet për të hapur portet e Ukrainës

Bota

Putini po i kërkon Perëndimit të heqë sanksionet për të hapur portet e Ukrainës

Më: 19 maj 2022 Në ora: 18:22
Vladimir Putin

OKB-ja i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin që të lejojë të zhvillohet tregtia përmes porteve ukrainase, në mënyrë që bota të mos përballet me krizën e urisë.

“Unë i kërkoj presidentit Putin, nëse keni fare zemër, ju lutemi hapni portet që të mund të ushqejmë më të varfrit dhe të parandalojmë urinë”, tha shefi i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasly.

Presidenti rus iu përgjigj kësaj thirrjeje duke pohuar se së pari duhet të hiqen sanksionet ndaj shtetit rus dhe më pas do të rihapen portet e Ukrainës, raporton skynews.

Kjo e fundit, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të drithit, eksporton shumicën e mallrave përmes porteve detare, por që nga fillimi i pushtimit rus, ajo është detyruar të tregtojë nëpërmjet hekurudhave ose porteve të vogla në Danub.

Theksojmë se aktualisht është bllokuar eksporti i 22 milionë tonëve grurë nga Ukraina.

Rusia dhe Ukraina së bashku prodhojnë pothuajse një të tretën e grurit në botë dhe gjysmën e vajit të lulediellit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat