ShBA do të dërgojë 100 milionë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Bota

ShBA do të dërgojë 100 milionë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Më: 19 maj 2022 Në ora: 22:39
Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të dërgojë 100 milionë dollarësh pajisje ushtarake në Ukrainë, e ndarë nga ajo që do të vijë nga 40 miliardë dollarët e miratuar më parë nga Kongresi.

Paketa e fundit përfshin 18 obus të tjerë si dhe sisteme radari anti-artilerie, të cilat ShBA-ja ia ka ofruar Ukrainës që nga fillimi i pushtimit, shkruan Aljaazera.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby. tha se pajisjet do të jenë në duart e forcave ukrainase “shumë, shumë shpejt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat