Pamjet/ Trupat e Ukrainës hedhin në erë urën e Luhanskut

Bota

Pamjet/ Trupat e Ukrainës hedhin në erë urën e Luhanskut

Nga: A.SH Më: 19 maj 2022 Në ora: 22:45
Shpërthimi i urës

Ushtarët ukrainas kanë hedhur në erë një urë që lidh qytetet në rajonin lindor të Luhanskut për të penguar një ofensivë ruse në zonë, tha të mërkurën ministria e mbrojtjes e Ukrainës.

Shpërthimi shkatërroi një urë midis Rubizhne dhe Severodonetsk, në një përpjekje për të parandaluar avancimin e trupave ruse drejt qyteteve Lysysychansk dhe Severodonetsk, raporton Euronews, përcjell Bota sot.

Trupat nga Forcat e Operacioneve Speciale (SOF), Garda Kombëtare, Brigada e Reagimit të Shpejtë dhe Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SSU) kryen operacionin, tha ministria.

Një video e publikuar të mërkurën përshkroi se si rrodhi shpërthimin.

Për të parë videon klikon KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat