LIVE: Zhvillimet dramatike/ Putini flet për sulmet ndaj Rusisë: Ishim gati për…!

Bota

LIVE: Zhvillimet dramatike/ Putini flet për sulmet ndaj Rusisë: Ishim gati për…!

Nga: BOTA SOT Më: 20 maj 2022 Në ora: 06:12 Përditësuar në ora: 17:22 më 20.05.2022
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Kongresi amerikan miraton 40 miliardë dollarë për Ukrainën

Senati amerikan miratoi një fond prej 40 miliardë dollarësh për ndihmë humanitare dhe ushtarake për Ukrainën. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, Presidenti Joe Biden pritet ta nënshkruajë ligjin, pikërisht në momentin kur po përfundonin fondet miratuara më herët këtë vit.

Ndihma për Ukrainën po vjen pikërisht në kohën e duhur. Fondi i mëparshëm i miratuar nga Kongresi amerikan në muajin mars, prej rreth 14 miliardë dollarësh për asistencë humanitare dhe ushtarake, pothuajse po përfundon. Paketa ligjore për ndihmën e re u miratua me mbështetje dypartiake, në një votim 86 pro me 11 kundër.

“Të gjithë ne amerikanët, të gjithë ne demokratët dhe republikanët, nuk mundemi të fshihemi ndërsa Vladimir Putini vazhdon agresionin e tij të egër ndaj popullit ukrainas, ndërsa ai godet spitale civilësh dhe vret fëmijë dhe njerëz të pafajshëm, Por, kur një numër domethënës republikanësh e kundërshton paketën ligjore, ky është pikërisht mesazhi që u dërgojmë armiqve tanë jashtë vendit”, tha Senatori Schumer.

Të njëmbëdhjetë senatorët që votuan kundër ishin republikanë, ndër ta edhe Senatori Rand Paul, i cili e vonoi me një javë miratimin e paketës, duke kërkuar më shumë mekanizma mbikqyrjeje. Disa shqetësohen gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po e teprojnë me fondet për Ukrainën, ndërkohë që amerikanët po përballen me shtrenjtimin e jetesës. Por, kreu i pakicës republikane në Senat thotë se kostoja e mosveprimit do të ishte shumë më e lartë./VOA

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Ushtari rus gjykohet për vrasjen e civilit ukrainas

Një ushtar rus, 21-vjeçar i tha gjykatës, të premten, më 20 maj, se ai nuk donte të vriste civilin e paarmatosur dhe se është penduar sinqerisht, duke dhënë fjalën e tij përfundimtare në gjyqin e parë për krimet e luftës, pas pushtimit rus në Ukrainë, më 24 shkurt.

Vadim Shishimarin, komandant i tankut, u deklarua fajtor për vrasjen, më 28 shkurt, të Oleksandr Shelipovit, civil 62-vjeçar, në fshatin verilindor të Ukrainës, Çupakivka.

“Sinqerisht pendohem. Isha nervoz atëherë, nuk doja të vrisja ... kështu ndodhi”, tha Shishimarin.

Ai akuzohet se ka shtënë disa herë me pushkë në drejtim të kokës së civilit, pasi u urdhërua ta bënte këtë.

Avokati mbrojtës, Viktor Ovsianikov tha në gjyq se Shishimarin qëlloi me plumba vetëm pasi ai dy herë refuzoi të zbatonte urdhrin për të qëlluar dhe se vetëm njëri prej tre apo katër plumbave të shtënë goditi cakun. 

Ai theksoi se Shishimarin ka shkrepur plumbat nga frika për sigurinë e tij, duke vënë në pikëpyetje aktakuzën se i akuzuari synonte të vriste. 

“Ishte ulur në xhamin e makinës ... makina po lëvizte me shpejtësi të madhe me një gomë të shfryrë”, tha Ovsianikov./REL

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Kërcënim drithërues për Perëndimin/ Njeriu i Putinit mbrret para nxënësve me aeroplanin bërthamor Satan-2 -mund të shkatërrojë gjysmën e...

Aeroplani bërthamor i tmerrshëm i Rusisë Satan-2 mund të shkatërrojë "gjysmën e bregut të SHBA", u ka thënë me mburrje fëmijëve një aleat i Vladimir Putinit në një paralajmërim drithërues për Perëndimin, shkruan gazeta britanike The Sun transmeton "Bota sot".

Raketa e fundit botërore RS-28 Sarmat mund të shpërthejë objektiva me pothuajse 16,000 mph, të mbajë 15 koka luftarake dhe ka potencialin për të zhdukur një zonë me madhësinë e Teksasit në një goditje të vetme.

Në të fundit nga një seri kërcënimesh për lëshimin e armëve atomike në Perëndim, Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, është mburrur para nxënësve të shkollës se raketa do të "marrë detyrën luftarake" këtë vit.

Ai tregoi video të raketave të shumta strategjike ruse në një "maratonë arsimore federale" të quajtur Neë Horizons përpara se të përshkruante aftësinë e raketës balistike ndërkontinentale Satan-2.

Rogozin u thirri të rinjve: "Këtu shihni lëshimet testuese të raketave tona. Më të voglat shfaqen në paradat e Sheshit të Kuq./M.L.

Teksti i plotë

Rusia nga nesër ndalon dërgimin e gazit në Finlandë

Rusia ka informuar Finlandën se do të ndalojë rrjedhat e gazit natyror në vend që nga mëngjesi i së shtunës, tha shefi ekzekutiv i Gasum.

Kompania ka refuzuar të paguajë Gazprom Export të Rusisë në rubla, siç u ka kërkuar Moska vendeve evropiane.

“Është shumë për të ardhur keq që furnizimet me gaz natyror sipas kontratës sonë të furnizimit tani do të ndërpriten”, tha Mika Wiljanen në një deklaratë.

“Megjithatë, ne jemi përgatitur me kujdes për këtë situatë dhe me kusht që të mos ketë ndërprerje në rrjetin e transmetimit të gazit, do të mund të furnizojmë të gjithë klientët tanë me gaz në muajt në vijim”, tha ai.

Shumica e gazit të përdorur në Finlandë vjen nga Rusia, por gazi përbën vetëm rreth 5% të konsumit të saj vjetor të energjisë.

Rusia me baza të reja ushtarake kundër zgjerimit të NATO-s

Ministri i mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu deklaroi të premten se Moska do të vendoste baza të reja ushtarake në perëndim të vendit në përgjigje të zgjerimit të NATO-s.

“Deri në fund të vitit, 12 njëri dhe divizione ushtarake do të vendosen në Rajonin Perëndimor Ushtarak”, - deklaroi Shoigu gjatë një mbledhje të transmetuar në televizionin shtetëror rus.

Ushtria ruse pritet të marrë më shumë se dy mijë njësi pajisjesh ushtarake dhe armë, shtoi Shoigu.

Presidenti rus, Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainën pro-perëndimore më 24 shkurt, duke dërguar valë tronditëse në mbarë botën.

Fushata ushtarake e Moskës shkundi Suedinë dhe Finlandën, të cilat pas shumë dekadash paanshmërie, vendosën të aplikonin për t’u anëtarësuar në NATO, pavarësisht paralajmërimeve të Kremlinit.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

Michel pret që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka tronditur kontinentin evropian, i ka dhënë fund paqes në Evropë dhe po ndodh në një kohë kur të gjithë duhet të punojnë për të mbrojtur njëri-tjetrin, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë qëndrimit më 19 maj në Serbi.

Pas bisedimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Michel tha se integrimi evropian i Serbisë dhe i Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtohet dhe konfirmoi “zotimin e plotë" të BE-së në negociatat e anëtarësimit.

Ai po ashtu theksoi se procesi i zgjerimit të bllokut me Ballkanin Evropian duhet të jetë më efikas dhe dinamik dhe se “zgjidhja mund të qëndrojë në integrimin gradual dhe progresiv, gjatë procesit të anëtarësimit”.

Michel tha se shtetet kandidate duhet të ndiejnë “përfitimet” nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Në konferencën për media, Michel nuk e tha në mënyrë eksplicite se Serbia duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe takimi me Vuçiqin u mbajt prapa dyerve të mbyllura.

“Presidenti Michel shprehu në mënyrë shumë të fortë dëshirën dhe pritjet që Serbia t’i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë. E informova atë për qëndrimet tona”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën për media pas takimit me Michel.

Zyrtarët serbë vazhdimisht kanë thënë se Serbia nuk mbështet vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, pasi thonë se kështu po mbrojnë interesat vitale të shtetit.

Serbia është i vetmi shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka vendosur regjimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Komuniteti ndërkombëtar gjithnjë e më shumë po i bën thirrje Serbisë që të ndjekë regjimin e sanksioneve, teksa shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë se nuk mund të ketë të ardhme evropiane për shtete që mbajnë kontakte me Putinin./REL

Ukraina pranon afër 530 milionë dollarë grante nga SHBA-ja dhe Britania

Ukraina ka pranuar pothuajse 530 milionë dollarë grante nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania nga fondi i krijuar në Bankën Botërore, ku mund të bëhen donacione për Qeverinë e Kievit, pas nisjes së pushtimit rus.

SHBA-ja ka dhuruar afër 500 milionë dollarë dhe Britania 24 milionë të tjera, të cilat kanë arritur në Ukrainë, bëri të ditur Ministria ukrainase e Financave.

Këto fonde do të drejtohen për shpenzimet urgjente sociale, humanitare dhe shëndetësore. Por, po ashtu për të mbështetur qytetarët e zhvendosur brenda vendit”, u tha në njoftim.

Senati amerikan ka miratuar pothuajse 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën të enjten, ndërkaq grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) është pajtuar që t’i ofrojë Ukrainës mbi 18 miliardë dollarë fonde.

SHBA-ja, Britania dhe shtetet e tjera, përveç ndihmës financiare, i kanë ofruar Ukrainës edhe ndihmë ushtarake për t’iu kundërpërgjigjur pushtimit që Rusia nisi më 24 shkurt./REL

Qyteti Rubizhne, në rajonin e Luhanskut, është bërë rrafsh me tokë

Qyteti Rubizhne, në rajonin e Luhanskut, është bërë rrafsh me tokë, si pasojë e sulmeve dhe bombardimeve të pandërprera të forcave ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në videofjalimin e tij të fundit deklaroi se forcat ruse kanë “shkatërruar plotësisht” rajonin ukrainas të Donbasit, teksa Moska ka intensifikuar ofensivën në lindje.

Zelensky po ashtu akuzoi forcat ruse se po tentojnë të vrasin sa më shumë ukrainas dhe të shkaktojnë sa më shumë dëme që munden, duke përsëritur akuzat se Rusia po kryen gjenocid.

Atje është ferr – dhe ky nuk është ekzagjerim”, tha ai.

Ka “sulme ajrore të vazhdueshme në rajonin e Odesës, në qytetet në qendër të Ukrainës. Donbasi është i shkatërruar plotësisht”, tha ai.

Të paktën 13 civilë ukrainas u vranë gjatë bombardimeve ruse në Luhansk

Granatimet ruse në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, kanë vrarë 13 civilë gjatë 24 orëve të fundit, ka thënë guvernatori rajonal.

Në një postim në Telegram, Serhiy Gaidai, tha se dymbëdhjetë njerëz u vranë në qytetin e Severodonestk, ndërsa një tjetër u vra në një komunitet tjetër.

Ai shtoi se, në Severodonestk, sulmi rus ka qenë “i pasuksesshëm” dhe forcat janë “tërhequr”.

Zelensky: Donbasi është shkatërruar plotësisht

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat ruse kanë “shkatërruar plotësisht” rajonin ukrainas të Donbasit, teksa Moska ka intensifikuar ofensivën në lindje.

Gjatë një adresimi në orët e vona të 19 majit, Zelensky po ashtu akuzoi forcat ruse se po tentojnë të vrasin sa më shumë ukrainas dhe të shkaktojnë sa më shumë dëme që munden, duke përsëritur akuzat se Rusia po kryen gjenocid.

“Atje është ferr – dhe ky nuk është ekzagjerim”, tha ai, duke shtuar se 12 persona janë vrarë “në bombardimet brutale dhe absolutisht të pakuptimta” në Severodonjeck më 19 maj.

Ka “sulme ajrore të vazhdueshme në rajonin e Odesës, në qytetet në qendër të Ukrainës. Donbasi është i shkatërruar plotësisht”, tha ai./REL

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat