Qyteti Rubizhne, në rajonin e Luhanskut, është shkatërruar

Bota

Qyteti Rubizhne, në rajonin e Luhanskut, është shkatërruar

Më: 20 maj 2022 Në ora: 09:52
Ukrainë

Qyteti Rubizhne, në rajonin e Luhanskut, është bërë rrafsh me tokë, si pasojë e sulmeve dhe bombardimeve të pandërprera të forcave ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në videofjalimin e tij të fundit deklaroi se forcat ruse kanë “shkatërruar plotësisht” rajonin ukrainas të Donbasit, teksa Moska ka intensifikuar ofensivën në lindje.

Zelensky po ashtu akuzoi forcat ruse se po tentojnë të vrasin sa më shumë ukrainas dhe të shkaktojnë sa më shumë dëme që munden, duke përsëritur akuzat se Rusia po kryen gjenocid.

“Atje është ferr – dhe ky nuk është ekzagjerim”, tha ai.

Ka “sulme ajrore të vazhdueshme në rajonin e Odesës, në qytetet në qendër të Ukrainës. Donbasi është i shkatërruar plotësisht”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat