Rusia nga nesër ndalon dërgimin e gazit në Finlandë

Bota

Rusia nga nesër ndalon dërgimin e gazit në Finlandë

Më: 20 maj 2022 Në ora: 14:41
Tensionet Ukrainë - Rusi

Rusia ka informuar Finlandën se do të ndalojë rrjedhat e gazit natyror në vend që nga mëngjesi i së shtunës, tha shefi ekzekutiv i Gasum.

Kompania ka refuzuar të paguajë Gazprom Export të Rusisë në rubla, siç u ka kërkuar Moska vendeve evropiane.

“Është shumë për të ardhur keq që furnizimet me gaz natyror sipas kontratës sonë të furnizimit tani do të ndërpriten”, tha Mika Wiljanen në një deklaratë.

“Megjithatë, ne jemi përgatitur me kujdes për këtë situatë dhe me kusht që të mos ketë ndërprerje në rrjetin e transmetimit të gazit, do të mund të furnizojmë të gjithë klientët tanë me gaz në muajt në vijim”, tha ai.

Shumica e gazit të përdorur në Finlandë vjen nga Rusia, por gazi përbën vetëm rreth 5% të konsumit të saj vjetor të energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat