Ja kur do të nisen 15 tanka nga Gjermania si ndihmë ndaj Ukrainës

Bota

Ja kur do të nisen 15 tanka nga Gjermania si ndihmë ndaj Ukrainës

Nga: A.M. Më: 20 maj 2022 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Ministri gjerman i mbrojtjes ka konfirmuar se vendi do t'i dorëzojë Ukrainës 15 tanke Gepard në korrik.

Christine Lambrecht ra dakord në një bisedë me homologun e saj ukrainas, Oleksii Reznikov, për të vazhduar bashkëpunimin ndaj pushtimit të Rusisë në Ukrainë, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Sipas një burimi qeveritar, tanket Gepard do të furnizohen me municion "të mjaftueshëm".

Në prill, Gjermania njoftoi se për herë të parë do të furnizonte Ukrainën me armë të rënda, përkatësisht tanke të mbrojtjes ajrore Gepard, pasi kritikët akuzuan Berlinin se po zvarritet në dërgesat e armëve të rënda në Kiev.

Që atëherë, Gjermania premtoi gjithashtu shtatë obus vetëlëvizës në Kiev dhe ka filluar trajnimin e trupave ukrainase me këto armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat