Shpërthen sërish vullkani Merapi në Indonezi

Bota

Shpërthen sërish vullkani Merapi në Indonezi

Më: 23 maj 2022 Në ora: 00:15
Foto ilustrim

Vullkani Merapi i Indonezisë shpërtheu në ishullin me popullsi të dendur Java, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Kërkimit dhe Zhvillimit të Teknologjisë për Fatkeqësitë Gjeologjike në Indonezi (BPPTKG) deklaroi se shpërthimi është i dukshëm në malin Merapi. Tymi ngrihet 20 deri në 50 metra mbi majën e kraterit.

Vullkani 2.968 metra i lartë ndodhet në ishullin me popullsi të dendur Java, pranë qytetit antik Yogyakarta. Merapi është më aktivi nga dhjetëra vullkanet indoneziane dhe ka shpërthyer disa herë kohët e fundit.

Si pasojë e shpërthimit vullkanik në vitin 2010 humbën jetën 347 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat