I nënti që nga fillimi i luftës, vritet gjenerali më i lartë i forcave ajrore ruse në Donbass

Bota

I nënti që nga fillimi i luftës, vritet gjenerali më i lartë i forcave ajrore ruse në Donbass

Më: 24 maj 2022 Në ora: 22:21
Avioni i gjeneralit Botashov u rrëzua të dielën nga një raketë Stinger mbi qytetin Popansa në Donbass

Një gjeneral i Forcave Ajrore Ruse raportohet të jetë vrarë në Ukrainën lindore. Lajmin e bëjnë të ditur një sërë mediash, përfshirë BBC, Ukrainska Pravda dhe Dpa.

Avioni i gjeneralit Botashov u rrëzua të dielën nga një raketë Stinger mbi qytetin Popansa në Donbass.Gjenerali besohet të jetë oficeri më i lartë i forcave ajrore ruse i vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Mediat ukrainase kishin raportuar për rastin të dielën, por deri më sot nuk ishte bërë asnjë konfirmim zyrtar për vdekjen e gjeneralit rus. Sipas raportimeve të mediave vendase të cilat citojnë burime, ky është gjenerali i nëntë rus që vritet në luftë.

Botashov konsiderohej një pilot i shkëlqyer, por ai doli në pension nga ushtria në vitin 2013 pas rrëzimit të një avioni Su-27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat