​Kanada blen municione artilerie për t’ia dhuruar Ukrainës

Bota

​Kanada blen municione artilerie për t’ia dhuruar Ukrainës

Më: 24 maj 2022 Në ora: 22:26
Flamuri kanadez

Kanada bleu 20.000 copë municion artilerie për Ukrainën sipas standardeve të NATO-s në mënyrë që të mbështesë mbrojtjen e këtij vendi nga pushtimi rus, tha sot ministrja kanadeze e Mbrojtjes Anita Anand.

Municioni u ble nga Shtetet e Bashkuara për rreth 98 milionë dollarë kanadezë (76.32 milionë dollarë amerikanë) dhe së shpejti do të dorëzohet në Ukrainë.

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një takimi virtual me aleatët për të koordinuar procesin e armatosjes së Ukrainës, i cili u mbajt të hënën, tha se rreth 20 vende njoftuan paketa të reja të ndihmës për sigurinë për Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat