​Mbi 20 të vrarë në Rio de Zhaneiro

Bota

​Mbi 20 të vrarë në Rio de Zhaneiro

Më: 24 maj 2022 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Të paktën 21 persona u vranë gjatë një bastisje të policisë në Rio de Zhaneiro, gjatë së cilës u zhvilluan përleshje të ashpra, thanë burimet zyrtare.

Operacioni në Villa Cruzeiro mëngjesin e sotëm, në të cilin morën pjesë edhe helikopterë, kishte për qëllim gjetjen dhe arrestimin e bosëve kriminalë, disa prej të cilëve janë nga vende të tjera, sipas një deklarate të policisë.

Shtohet se nga pjesëtarët e policisë është hapur zjarr, pas së cilës një banor i komunitetit favela është qëlluar dhe vrarë në vend, ndërsa mediat lokale raportojnë se ka qenë një grua 41-vjeçare e cila është goditur nga një plumb qorr.

Gjithashtu thuhet se pas të shtënave janë gjetur 11 persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalin shtetëror aty pranë.

Me kalimin e ditës, më shumë viktima me armë zjarri u sollën në të njëjtin spital, disa prej të cilëve tashmë kishin vdekur.

Shërbimi i Urgjencës konfirmoi 21 të vdekur dhe shtatë të plagosur, njoftoi Sekretariati Shtetëror i Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat