Ukraina po lufton për të mbajtur kontrollin e autostradës Severodonetsk

Bota

Ukraina po lufton për të mbajtur kontrollin e autostradës Severodonetsk

Nga: A.SH Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:51
Forcat ruse po kërkojnë të marrin kontrollin e Severodonetsk

Ukraina po lufton për të mbajtur nën kontroll një autostradë kyçe për në qytetin e vijës së parë të Severodonetsk, thotë ministria e mbrojtjes e vendit, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes Oleksandr Motuzyanyk tha në një konferencë se rrugë alternative ekzistonin për të furnizuar njësitë ukrainase në Severodonetsk, i cili është i rrethuar nga tre anët nga forcat ruse.

Qëllimi i Rusisë është të rrethojë plotësisht njësitë ukrainase në qytet, si dhe në Lysychansk aty pranë, shtoi ai.

Forcat ruse po kërkojnë të marrin nën kontroll Severodonetsk, Lyschansk dhe Rubizhne në mënyrë që të vendosin të gjithë zonën e Luhanskut nën pushtimin rus.

Luhansk përbën gjysmën e rajonit lindor të Donbasit, ku Moska ka ripërqendruar përpjekjet e saj të luftës. Shumë besojnë se presidenti Putin mund të pretendojë fitoren në luftë nëse Rusia merr kontrollin e Donbasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat