Lufta në Ukrainë: Një shtet tjetër shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bota

Lufta në Ukrainë: Një shtet tjetër shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Më: 25 maj 2022 Në ora: 18:25
Pamje nga Ukraina

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban vendosi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend si pasojë e atyre që ai i cilësoi si rreziqet e luftës në Ukrainë.

“Bota është në prag të një krize ekonomike. Hungaria duhet të qëndrojë jashtë kësaj lufte dhe të mbrojë sigurinë financiare të familjeve të saj”, u shpreh Orban në një fjalim që u kritikua nga shumë organizata, duke e lidhur me kufizime të të drejtave të njeriut.

Sipas aktivistëve, me këtë lëvizje, gjendja e jashtëzakonshme është kthyer në një normalitet për vendin, gjë që nuk duhet të ndodhë, duke kujtuar këtu dhe kufizimet e forta që u vendosën gjatë muajve të pandemisë.

Pak para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme parlamenti hungarez amendoi kushtetutën për të lejuar një masë të tillë.

Masa i jep Orban më shumë liri veprimi duke e lejuar atë të kufizojë ose thjesht të pezullojë të drejtat themelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat